Mirë se vini

Instituti Germa

Instituti Germa është institucion kulturor e edukativo-arsimor, i cili vepron në fushën e botimeve, përkthimeve dhe përpilimit të veprave shkencore e edukative, si dhe në organizimin e kurseve të Kuranit dhe të gjuhëve të huaja, në përputhje me standardet profesionale e edukative.

I Dërguari i Allahut, Muhamedi ﷺ ka thënë:

“Kur Allahu ia do të mirën një robi, e përmjalt atë.”
“E ç’është përmjaltja e tij?” – e pyetën.
I Dërguari tha: “Ia mundëson të bëjë ndonjë vepër të mirë në fund të jetës, pastaj ia merr shpirtin gjersa është duke e vepruar atë.”

Per Institutin Germa:

Instituti Germa është institucion kulturor e edukativo-arsimor, i cili merret kryesisht me përkthime, përpilim librash, veprimtari botuese dhe me kurse të mësimit të leximit të Kuranit fisnik dhe të gjuhëve të ndryshme.

Shërbimet tona

pro-2

Libra

Përgatitje, përkthim dhe botim librash edukativë, fetarë dhe kulturorë, në gjuhë të ndryshme, sipas standardeve profesionale dhe me përmbajtje të qartë e të dobishme.

Videoleksione

Videoleksione të strukturuara me përmbajtje edukative dhe fetare, të realizuara në mënyrë të qartë dhe sistematike për një audiencë të gjerë.

photo_2025-07-01_04-55-19

Kurse

Programe të organizuara për mësimin e Kuranit dhe të gjuhëve të huaja, të zhvilluara me metodologji pedagogjike bashkëkohore, si në formë të drejtpërdrejtë ashtu edhe online.

WhatsApp Image 2026-02-07 at 22.02.24

Audiolibra

Audiolibra me përmbajtje edukative dhe fetare, të realizuar me lexim të qartë dhe profesional, për t’i bërë botimet tona të qasshme në çdo kohë dhe në çdo vend.

Libra

Libra në gjuhë të huaja

Në këtë kategori gjeni libra në gjuhë të ndryshme, të përpiluar nga Instituti Germa, me përmbajtje të qartë dhe të dobishme për këdo që kërkon materiale cilësore në gjuhën e vet.

Librat më të lexuar

RREGULLAT FIKHORE

Ky libër është një përmbledhje e shkurtër e rregullave të fikhut, e përshtatshme për fillestarët. Autori trajton pesë rregullat kryesore dhe disa nënrregulla që burojnë prej tyre, duke i shoqëruar me shembuj të qartë për secilën,...

KURANI I MAHNITSHËM

Kurani i Mahnitshëm nga Gary Miller është një libër që shqyrton vërtetësinë e Kuranit përmes arsyes, shkencës dhe reflektimeve personale. Autori trajton tema si embriologjia dhe koherenca e tekstit kuranor, duke e ftuar lexuesin në një...

DITËT E AGJËRUESIT

Një libërth frymëzues për çdo ditë të Ramazanit, që përmbledh ajete kuranore, hadithe, këshilla dhe reflektime të shkurtra për ta gjallëruar zemrën dhe për ta jetuar këtë muaj me më shumë vetëdije, adhurim e sinqeritet. DITËT...

Video

Videoleksione të përgatitura nga Instituti Germa

Videoleksione të strukturuara me përmbajtje edukative dhe fetare, të realizuara në mënyrë të qartë dhe sistematike, të përshtatshme për një audiencë të gjerë.

Kursi “Abetarja kuranore” – për mësimin e leximit të Kuranit fisnik.
0 +
Video
0 +
Seri
0 +
Shikime
0 +
Abonentë

Kurse

Programe të organizuara për mësimin e Kuranit fisnik dhe të gjuhëve të huaja, të zhvilluara me metodologji pedagogjike bashkëkohore, si në formë të drejtpërdrejtë ashtu edhe online.

Stafi

Ligjërues të kualifikuar dhe me përvojë

Instituti Germa udhëhiqet nga Hoxhë Jusuf Kastrati, themelues dhe drejtor i institutit. Ai ka studiuar në Imam Muhammad ibn Saud Islamic University dhe aktualisht është në proces të doktoraturës në University of Ez-Zitouna, Tunisia – Higher Institute of Islamic Civilization.

Me përvojë të gjerë në fushën e arsimit islam dhe përkthimit, Hoxhë Jusufi ka përkthyer shumë libra me përmbajtje fetare dhe edukative, si dhe ka përgatitur kurse në gjuhën shqipe dhe gjermane – me theks të veçantë në mësimin e shkronjave të Kuranit dhe edukimin e brezit të ri me metoda të qarta dhe bashkëkohore.

Jusuf Kastrati

Drejtor në Instituti Germa

Për informacione shtesë, na shkruani.