Libri “Këndi i besimit”

Çmimi: Vetëm 15€ (15 libërtha)

Posta për Kosovë: falas.

Posta për Shqipëri dhe për Maqedoni: 2€.

Për të porositur librin, shkruani të dhënat e mëposhtme:

*
*
*
*
*

“Këndi i besimit” është libër me përmbledhje tregimesh letrare për fëmijë, ku shpjegohen në mënyrë të këndshme dhe tërheqëse shtyllat e besimit dhe çështjet kryesore që kanë të bëjnë me to.
Libri përbëhet prej 15 mësimesh, përmes të cilave synojmë t’ua mësojmë fëmijëve tanë bazat kryesore të besimit, të ruajmë dhe të forcojmë identitetin e tyre islam, si dhe të ngulisim në shpirtin e tyre vlerat e larta islame dhe virtytet e mirëfillta morale.
Për të jetësuar këto qëllime fisnike, kemi zgjedhur që mësimet t’i bëjmë në formë tregimesh letrare, të shoqëruara me ilustrime përkatëse, sepse s’do mend se tregimet kanë ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin e personalitetit të fëmijëve. Tregimet, në të vërtetë, janë metodë e Kuranit për përcjelljen e vlerave, virtyteve dhe njohurive që kanë të bëjnë me besimin.